Shko te faqja e parė

 

Kthehu te faqja e pėrmbledhjes

 

Personazhet:

(kliko mbi gjethe pėr tė dėgjuar shqiptimin)

*   Njė fantazėm

*   Njė kobėr

*   Lakuriqat e natės

*   Njė njeri ujk

*   Njė njeri i moshuar me zakone tė ēuditėshme

 

Vendi:

*   Njė kėshtjellė

 

Kur:

*   Gjatė njė shėtitjeje tė organizuar nga shkolla, nė vjeshtė

 

 

Fillon ngjarja:

 

Ditėn e fundit tė muajit tetor fėmijėt e klasės sė katėrt kishin shkuar pėr njė shėtitje pėr tė vizituar njė kėshtjellė tė moēme mesjetare.

Ishte njė ditė e keqe me shi, autobuzi ecte ngadalė, ecte ngadalė sepse mjegulla ishte tepėr e dendur.

Fėmijėt mundoheshin tė shikonin nga dritaret pėrjashta, por nuk shihnin asgjė. Pas ca kohe Aleksi pyeti mėsuesen: “Kur do tė arrijmė?”

Edhe Dileta tha: “Medet, mė vjen keq qė ka kaq shumė mjegull!”

Mėsuesja u pėrgjigj: “Nuk e di me siguri se kur do tė arrijmė, sepse me gjithė kėtė mjegull nuk jam nė gjendje tė shoh shenjat rrugore; besoj se tashmė mungon pak kohė pėr tė arritur.”

Nė njė farė vendi shoferi pa pėrpara tij njė kryqėzim qė nuk kishte tabelėn rrugore.

Mendoi pak dhe pastaj vendosi tė marrė rrugėn mė tė gjatė; fatkeqėsisht, pas disa kilometrash, rruga u bė e ngushtė dhe e pa asfaltuar.

Papritmas autobuzi u ndal: shoferi u mundua dy a tri herė pėr tė ndezur motorin por autobuzi nuk e kishte ndėrmend tė lėvizte.

Mjerisht nuk mund tė pėrdorej celulari sepse nė atė zonė valėt nuk arrinin. 

 

Shoferi zbriti nga autobuzi pėr ta ndreēur, por nuk qe nė gjėndje.

Pas pak kohe tė gjithė fėmijėt janė tė dėshpėruar sepse mendojnė pėr nėnat dhe babatė e tyre: duan tė rrinė me to.

Ndėrkohė fillon tė ngryset e, larg, shumė larg shohin njė dritė tė vogėl; vendosin tė shkojnė atje pėr tė parė nė qoftė se ka ndonjė shtėpi pėr tė kėrkuar ndihmė.

Fėmijėt veshin xhakaventot, marrin ēadrėn dhe zbresin nga autobuzi, pastaj nisen pėrgjatė rrugės sė ngushtė e me baltė.

 

Ecin pėr njė kohė tė gjatė dhe moti bėhet gjithnjė e mė tepėr i keq: tani fillon njė stuhi me vetėtima dhe bubullima... ndėrkaq errėsira shtohet gjithnjė e mė shumė.

 

Mė nė fund arrijnė pėrpara njė kėshtjelle: ajo ėshtė e tepėr e madhe, me shumė kulla dhe muret e saj janė tė mbuluar me bimė qė kanė shumė gjethe.

Brenda shihet vetėm njė dritė e vogėl, sa ajo e njė qiriu.

Mėsuesja sheh njė derė tė madhe dhe troket: tak-tak.

Asnjeri nuk pėrgjigjet.

Papritmas dera hapet vetvetiu dhe fėmijėt hyjnė nė njė dhomė tė stėrmadhe.

Ndėrsa po shikojnė se ku ndodhen, dėgjohet njė zhurmė e madhe: bum!

Dera kryesore e kėshtjellės u mbydh. 

 

Kanė marrė pjesė nė hartimin e ngjarjes klasat e treta A e B dhe klasat e para A e B tė shkollės elementare San Piero a Sieve.

 

Vazhdon...

 

Papritmas tė gjithė fėmijėt tmerrohen dhe fillojnė tė bėrtasin “Ndihmė!”. Mėsuesja pėr t’i ngushėlluar, i thotė atyre:

“Mos keni frikė, nė kėtė kėshtjellė duhet tė ketė se s’bėn njė njeri qė do tė na marrė pėr tė bujtur sonte. A nuk e shihni atė qiriun atje? Patjetėr dikush e ka ndezur!”

Ndėrsa fėmijėt kontrollojnė dhomėn nė gjysmerrėsirė, vėrejnė, me vėmendje, pikturat e varura nė mure tė mbuluara nga pluhuri, mobiljet e mbuluara me pėlhura tė bardha, armaturat e ndryshkura dhe tė mbushura me cerga merimange, trarėt e drunjtė tė tavanit, tė mbushur me lakuriqa nate tė pėrgjumur.

Mėsuesja thėrret:

“A ka njeri kėtu?”, askush nuk pėrgjigjet.

Papritmas disa nga fėmijėt shohin vagėllimthi disa shkalla tė rrėpirėta prapa njė qoshes dhe tė shtyrė nga kurioziteti, tė gjithė sė bashku, vendosin tė hipin duke pėrdorur pėr tė ndriēuar, njė qiri dhe lazerin qė Aleksi ka nė xhepin e xhakaventos sė tij.

Ja pra, ata fillojnė ngadalė-ngadalė t’i ngjiten shkallėve qė krikėllojnė dhe, pasi arrijnė nė majė, shohin...

 

Klasa e parė B, Shkolla e Mesme Shtetėrore Galileo Chini.

 

______________________________________________________________________________________

 

Vazhdon...

 

Dalin pėrjashta shumė lakuriqa nate, bile shohin edhe njė kobėr tė rrezikshme. Fėmijėt kanė frikė, pas pak kohe tek shkallat del njė shtrigė e shėmtuar e cila ka shumė kafshė mbi pelerinė. Nė dorė ka njė kafkė nė tė cilėn ka varur ēelėsat. Shtriga i ka kėmbėt krejtėsisht tė shtrėmbėrta. Me njė zė qė dridhet thotė: “Bah!” Pastaj qesh… “Pėrse keni hyrė nė kėshtjellėn time?”

“Kjo kėshtjellė ėshtė e jotja? A mund ta hapėsh derėn?” pyetėn fėmijėt. 

“Mund tė dilet, por ju duhet tė mė ndihmoni pėr tė bėrė punėt e shtėpisė pėr njė ditė” tha shtriga.

“Mirė, ne mundemi tė tė ndihmojmė pėr tė bėrė punėt e shtėpisė” u pėrgjigjėn fėmijėt.

Pasi qė ata kanė mbaruar tė gjitha punėt e shtėpisė…

 

Laboratori dygjuhėsh i nxėnėsve kinez tė Shkollės sė Mesme “Salvemini-La Pira”  Montemurlo

 

Tani vazhdo ti...                  Shko nė fillim tė faqes                    Shko te faqja e parė